top of page
Elira Bregu

SEXTING dhe rreziqet e tij.


Në mëngjes herët, sapo hapi sytë, Entela gjeta disa mesazhe të çuditëshme në celular që ia nxorrën sytë vëndit nga habia: "O shpirt më lërë të të shijoj para se të lash sexin nga trypi yt!" shkruante një nga mesazhet.

E shokuar filloi të pyes veten se çfarë po ndodhte me bashkëshortin e saj. Pse ai po shprehte ndjenjat e tij nëpërmjet mesazheve tekstuale?

Fajësoi globalizimin, teknologjinë e re dhe internetin që po ia kthente jetën reale në një jetë virtuale!

Tmerri që i cili po i pushtonte mendimet jo vetëm që nuk e mposhti por e bëri më aktive. Dyshimi nëse frika që po ndjente ishte reale e drejtoi tek pusi i pashtershëm i internetit.

Në kërkim të arsyes se përse njerëzit dërgojnë kaq shumë mesazhe nëpërmjet celularit, në ekranin e kompiuterit iu shfaq fjala SEXTING - është një kombinim i fjalës SEX dhe TEX, e regjistruar për herë të parë në Fjalorin Shkollor në gusht të vitit 2012.

SEXTING duket si një shkëmbim mesazhesh porno në mes të dashuruarve, i cili promovohet nga aplikacione të disponueshme në smartphones.

Çuditërisht, studimet tregojnë se 54% e çifteve kanë dërguar, të paktën një herë, fotografi ose video sexi tek partnerët e tyre. "Për të përmirësuar marrëdhëniet e tyre seksuale çiftet shpesh përdorin metodën e sexting, ku nëpërmjet pajisjeve të tyre digjitale shkëmbejnë mesazhe seksuale apo imazhe nudo." raportojnë studimet.

Deri këtu gjithëshka tingëllon e shëndetshme dhe eksituese. Por sapo të klikojmë në internet fjalën "SPAM" lajmet që pushtojnë ekranin e kompiuterit janë tronditëse.

Foto me fytyra të dëshpëruara vajzash dhe djemsh të rinj nëpër sallat e gjykatave anembanë botës dominojnë lajmin e SEXTING.

Pas dërgimit ose marrjes së një mesazhi Sexting tashmë është e qartë se fshihen shumë rreziqe të cilat shpesh adoleshentët nuk i marrin parasysh.

Pavarësisht se mediat, në bazë të ligjeve të pornografisë së fëmijëve, e ndalojnë sexting nga të miturit, adoleshentët nuk shqetësohen aspak për rreziqet ligjore. Ata dominohen vetëm nga frika nëse prindërit e tyre do mund të zbulojnë se ata po shkëmbejnë mesazhe seksting.

Studiuesit pohojnë se Sexting mund të jetë një formë e kërcenimit seksual. Në sondazhet e ndryshme të kryera tek nxënësit e shkollave të mesme nga Shoqata Amerikane e Grave Universitare, rezultoi se 80 përqind e adoleshentëve raportojnë se janë objekt i kërcënimeve seksuale.

Duke analizuar sjelljet e të rinjve, u zbulua se meshkujt me shumë krenari ua tregojnë shokëve të tyre fotot seksuale që kanë shkëmbyer me të dashurat. Por rreziku më i madh në Sexting është “Kërcënimi” nga një ish-partner kur deklaron se nëse nuk i plotësohet dëshira ai/ajo do të publikojë fotot private që kanë shkëmbyer me ish dashurën e tij.

Kur të ndodheni në ambjent publik, në rrugë, në mall, në autobus ose në tren, vëzhgo me kujdes njerëzit përreth. Shumica e tyre sigurisht do të jenë duke textuar. Pikërisht atëherë është momenti për të pyetur vehten:

A janë këta njerëz duke bërë sexting? A po përdorin këta njerëz mjetet e ofruara nga shkenca apo natyra për të joshur vetvehten?

Eksperiencat vërtetojnë se abuzimi i mjeteve të ofruara nga shkenca dhe natyra gjithmonë kanë përfunduar në disfavorë të njerëzimit.

Më poshtë japim disa fakte relevante me temën tonë.

- Ekipi i bejsbollit të një gjimnazi në periferi të Çikagos humbi kampionatin për shkak të "Sexting". Trajneri i shkollës së mesme deklaroi: "nuk kishim lojtarë të mjaftueshëm.” Lojtarët ishin të dënuar për shkak sepse kishin shkëmbyer foto "pornografike" të të dashurave të tyre me shokët.

- Një Nënë u arrestua për shkak se, ka ndihmuar vajzën e saj 13-vjecare të dërgoj foto lakuriq tek i dashuri i saj. Adolishentja u tha detektivëve se i dashuri i saj, i cili jeton në një qytet tjetër, i dërgoi një pajisje telefoni celular duke i kërkuar që ti dërgonte atij foto lakuriq. Vajza që nuk dinta të perdorë telefonin kërkoi ndihmën e së ëmës. Kështu që nëna 35 vjeçare, e ndihmoi atë të fotografohet lakuriq dhe t’ia dërgoj të dashurit.

- Autoritetet arrestuan një këshilltare sociale të një gjimnazi me akuzën për sexting me nxënësin e saj. Prindërit e gjimnazistit gjetën korrespondencën e tyre, e cila përfshinte për më shumë se 20 fotografi lakuriqe të këshilltares.

bottom of page