Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka sugjeruar që Presidenti i SHBA, Donald Trump nuk duhet të mirëpritet në U.K, sepse politikat e tij nuk janë në përputhje me vlerat britanike.
Trump në mënyrë çorientuese sugjeroi se Khan po e minimizonte aktin e terrorizmit, i cili pa një përplasje të furgonëve në këmbësorët në urën e Londrës para se tre burra të dilnin nga automjeti dhe sulmuan disa njerëz në tregun e afërt të Borough.
Kryeministri Theresa May tha se vizita zyrtare e Trump në Britani do të vazhdojë ende.
"Marrëdhënia me Amerikën është marrëdhënia jonë më e thellë dhe më e rëndësishme e mbrojtjes dhe sigurisë", tha ajo për gazetën.
Perktheu: Sheijla Koçi