Angela Dorothea Merkel fitoi një mandat të katërt në detyrë, por ndërtimi i një koalicioni të ndërlikuar tre-palësh është i paevitueshëm për të formuar qeverinë e re gjermane, pasi konservatorët e saj mbështesin të djathtët ekstrem.
Partia, Alternativa e Imigracionit Gjerman (AFD) u habiti me fitoren e saj prej 13.1 për qind të votave, - rezultat i cili sjellë në parlamentin Gjerman, për herë të parë pas gjysmë shekulli, një Parti të Djathtë ekstremiste.
Menjëherë pas fitores politikiania Gjermane Merkel deklaroi për shtyp, "Sigurisht që kishim shpresuar për një rezultat pak më të mirë. Por nuk duhet të harrojmë se sapo kemi përfunduar një periudhë legjislative jashtëzakonisht sfiduese, prandaj jam e lumtur që arritëm qëllimet strategjike të fushatës sonë zgjedhore ".
Gjermania veçanarisht po përballet më shumë se të gjitha shtetet e tjera të komunitetit Europian me refugjatë dhe emigrantë numri i të cilëve është mbi 1 milion.
Krerët e Evropës së bashkuar i kanë kërkuar kancelares Gjermane që të mbledhë rendin liberal perëndimor.
Menjëherë pas publikimit të sondazheve, nënkryetaria e partisë Social Demokratike (SPD), tha se partia e saj do të respektojë kërkesën e zgjedhësve duke kaluar në opozitë.
Të dyja partitë si FDP ashtu edhe të Gjelbrit e kanë të paevitueshëm koalicioni tre-palësh, sikundër asnjëra prej tyre nuk ka fituar vende të mjaftueshme për t'ë bërë një kualicion të vetëm me Merkel.
E themeluar në vitin 2013 nga një grup i akademikëve kundër europian, AfD është transformuar në një grup anti-emigrant menjëherë pas vendimit të Kancelares Merkelit në vitin 2015 për të hapur kufijtë gjermanë që të hyjnë mbi 1 milion emigrantë.
Përktheu: Sheijla Koçi