top of page
Hide and Seek
Elira Bregu

Çfarë ndodhi mbrëmë në Natën madhështore të Oscars.


Ceremonia e Çmimeve të Akademisë, Oskar e transformoi natën e kaluar në një mbrëmje të paharruar... Një guaske perle me gurë Swarovski strehonte skenën madhështore të koncertit ndërkohë që Jimmy Kimmel, mbetet prezantuesi më i mirë ndër vite.

Ide brilante të pyesësh një ndër regjisorëve më të mëdhenj ndër vite, Steven Spielberg, nga skena e koncertit me qindra miliona teleshikues "A keni Hashash me vete?"

Është e vërtet që Matthew McConaughey prezantoi çmimin e redaktimit të filmit në Natën e 90 të Oskar? Jo e drejtë, por të paktën M.M. ishte në skenë dhe miqtë e tij në sallën e Teatrit Dolby!

#timesup dhe #metoo ... Jimmy Kimmel tha se nuk do ti përmendë këto fushata... Kush mund ti ndaloj gratë tani?

Çfarë kombinimi perfekt në skenë i Jane Fonda dhe Znj. Helen Mirren të cilat deklaruan se janë më të reja se vetë Oskar.

Një anglez me nënën 99-vjeçare, Gary Oldman, mori Statujën e Oskarëve pikërisht në zemër të Hollivudit.

Meryl Streep është e mrekullueshme, por u lodha duke e pare çdo vit në sallën e Oscars...Bëj pak pushim Meryl.

Frances McDormand është një kombinim magjik i Qenies Njerëzore me Shpirtin Artistik.

Gëzuar Ditën e Artistëve Emigrantë! Një emigrant i deklaruar është FITUESI i Madh i Natës së 90-të të Çmimeve Oskar. Regjisori Guillermo del Toro rrëmbeu të dyja çmimet e mëdha.

Filmi Shape of the Water u nderua si filmi më I mirë i vitit 2017. Organizatorët e Oskarëve, edhe sivjet përhapën me sukses anembanë botës mesazhet e tyre!

Kjo ishte me pak fjalë përmbledhja e natës nga kremtimi i ëndrrave të realizuara.

Oskar është Nata magjepse ku Vlerësohen Përpjekjet Jetësore të Artistëve dhe jo mënyra e jetës së Artistëve -Lifestyle i tyre,

Unë sot në Show ... A ngjaj ndopak me veten? Jo në të vërtet...

bottom of page